E konfirmuar, Shqipëria dhe Ukraina luajnë me 3 qershor

Më në fund është konfirmuar data dhe ora e ndeshjes miqësore midis Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Ukrainës. Ndeshjen e dytë miqësore pas asaj ndaj Kosovës, “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë me 3 qershor në orën 16:00, në stadiumin e Evianit.

Ndeshja do të luhet, pavarësisht kapriçove të Ukrainës, e për më tepër për shkak se policia zvicerane nuk merrte përsipër garantimin e sigurisë së këtij takimi në Gjenevë, ndaj dhe diskutimi vijoi për dy ditë nëse kjo miqësore do të zhvillohej apo jo. Gjithsesi, edhe FIFA ka pranuar që ndeshja mes dy ekipeve të luhet në Evian, një opsion i pranuar tashmë edhe nga Ukraina.

Ndërkohë të besuarit e trajnerit Kristian Panuçi do të kenë mundësi të bëjnë kthesën në këtë miqësore të dytë, pas humbjes 3:0 nga Kosova vetëm pak ditë më parë.

Leave a Reply