Brazil – Kroaci, ndeshje e veçantë për Kutinjon

Brazili dhe Kroacia do të përballen sot në një miqësore që do të luhet në “’Enfilld Roud” para Kupës së Botës.

Ndeshja do të fillojë nga ora 16:00 dhe do të kemi një përballje të zjarrtë pavarësisht që është vetëm një miqësore.

Një ndeshje e cila vë përballë Kutinjon dhe Paulinjon kundër Rakitiç, që të tre futbollistë të Barcelonës.

Në anën tjetër fokusi do të jetë edhe tek Nejmar, i cili do të ketë minutat e parë pas lëndimit që  e mbajti jashtë fushës për pjesën e fundit të sezonit.

Për Kutinjon kjo do të jetë një ndeshje e veçantë për faktin se do të rikthehet të luaj për herë të parë në “Enfilld Roud” pas kalimit të tij te Barcelona.

Kjo është një ndeshje që mund ta shohim sërish pas disa javësh, për shkak se nëse i kalojnë grupet të dy këto Kombëtare mund të përballen në gjysmëfinale, apo finale, por asnjëherë në çerekfinale apo në 1/8 e finales.

E vetmja miqësorë e zhvilluar mes këtyre dy kombëtarëve ishte në vitin 2005, dhe ajo mbaroi me rezultat të barabartë 1:1.

Leave a Reply