Gafa e FFM-së, Gligorov apo Seferi më i miri në futsalin vendor!?

Federata e Futbollit të Maqedonisë mbrëmjen e së dielës ndau çmimet për më të mirët në futbollin vendor për vitin që po e lëmë pas, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti shqiptarë i Levantes, Enis Bardhi u përzgjedh edhe zyrtarisht futbollisti më i mirë i vitit 2017-të që luan jashtë Maqedonisë.

Çmimi i golashënuesit më të mirë i takoi Besart Ibraimit të Shkëndijës, ndërsa futbollisti më i mirë i këtij viti u shpall Stefan Spirovski. FFM ndau edhe çmime për klubin më “fer plej” në Maqedoni, i cili i takoi Rabotniçkit, Goce Sedloski mori epitetin e trajnerit më të mirë, ndërsa Aleksandar Stavrev fitoi çmimin e arbitrit më të mirë. Futbollistja më e mirë u shpall Yllza Maksuti, përderisa lija Mateniçarov u shpall punëtor i vitit.

Në futsal epiteti i çmimit më të mirë i takoi Aleksandar Gligorov të Velesit, edhe pse në paralajmërimin e bërë në prapavijë shihej fotoja e Erkan Seferit të FC Shkupit. Gafë apo gabim i bërë me qëllim nga ana e drejtuesve të FFM-së, mbetet të diskutohet kjo çështje, pasi realisht çmimi i më të mirit duheshe ti takoj lojtarit të FC Shkupit, i cili përveç që u shpall kampion me skuadrën e tij, ishte edhe golashënuesi më i mirë i sezonit 2016/2017.

Megjithatë si duket FFM për disa po bëhet mjerkë, e për disa nënë, kjo edhe për faktin se në ndarjen e çmimit të futbollistit më të mirë në futbollin e madh, Spirovski fitoi çmimin e më të mirit vetëm shkaku i titullit kampion me Vardarin.

Leave a Reply