NBA, Golden Stejt dhe Hjuston vijnë me fitore në transfertë

Golden Stejt dhe Hjustoni kanë shënuar fitore me shumë vlera në transfertë në takimet e radhës në NBA.

Uarriorsat mundën 123:95 Majami Hits falë 30 pikëve të Keri dhe 24 të Durant. Në Los Anxheles, Roketsat mposhtën 118:95 Lejkersat falë Harden, i cili realizoi 36 pikë. Për Hjustonin ishte kjo fitorja e 6-të rradhazi ndaj skuadrës së Los Anxheles Lejkers në transfertë.

Rasel Uestbruk ishte më meritori në fitoren 90:87 të Oklahomas ndaj Sant Antonios, duke regjistruar 22 pikë, 10 asiste dhe 10 kërcime. Kontributin e tij në këtë fitore të Oklahomas e dha edhe Adams që realizoi 19 pikë dhe 10 kërcime,

ndërsa miqve nuk u mjaftuan 17 pikët dhe 10 kërcimet e Marej për të shmangur humbjen e 13-të të sezonit.

Fitores në ndeshjet e sotme iu gëzua edhe Minesota që mundi Los Anxheles Klipersin  me rezultatin 112:106, edhe pse në periudhën e katërt avantazhin e lojës e morën miqtë.

Njeriu që udhëhoqi vendasit drejt fitores ishte Butler me 33 pikë, 4 asiste dhe 8 kërcime, që zhvlerësuan 30 pikët e realizuara nga Rivers dhe kontributin e Uilliams dhe Xhordan për Klipersat.

Leave a Reply