Krasniqi mundi Kashtanovin, shpallet kampion Europe

Boksieri me origjinë nga Kosova, Robin Haxhi Krasniqi ka fituar titullin europian EBU në kategorinë super të mesme, duke mposhtur boksierin ukrains me pasaportë ruse, Stanislav Kashtanov.

Lufta e zhvilluar në Gjermani zgjati 12 raunde, ndërsa boskieri shqiptarë ishte më i mirë që nga raundi i parë e deri në fund, që gjë që ndikoi të shpallet fitues me anë të pikëve.

Kjo fitore ishte mjaft e rëndësishme për Haxhi Krasniqin pasi në këtë mënyrë  rikthehet në garë për të sfiduar për titullin e kampionit të Botës.

Leave a Reply