Interi dëshiron të marrë kroatin, Dario Srna

Interi dëshiron t’i ofrojë një kontratë një vjeçare ish kapitenit legjendar të Kombëtares së Kroacisë, Dario Srna, nëse ky i fundit është në gjendje të mirë fizike.

Srna, i cili ka fituar trofe me Shakhtar dhe ishte në Ligën e Kampionëve, është ftuar nga shumë ekipe, përfshirë edhe Barcelonën.

Por, edhe si 36-vjeçar dhe derisa është nën suspendim për shkak të dopingut, ai vazhdon të jetë dëshirë e shumë skuadrave gjigande europiane.

Suspendimi skadon më 23 gusht dhe Dario duhet të vendosë ekipin e radhës.

Është përmendur PAOK grek, por atje Srna nuk deshi të kalojë si rezervë. Kur ai u pa në Sardinia, pati raportime se do të bëhet pjesë e Kaljarit.

Por, tash “Sky Sports Italia” lajmëron se Srna është dëshirë e madhe e Interit.

Leave a Reply