Dy largime të papritura nga Sileksi!

Dy largime brenda një dite kanë ndodhur në rradhët e Sileksit, skuadër kjo që në anën tjetër ka reaguar duke angazhuar në rradhët e saj po aq futbollist të rinj, të cilët tashmë kanë firmosur kontratat e tyre me skuadrën nga Kratova, njofton “infOSport.mk”. Futbollistë të rinj te Sileksi janë ish sulmuesi i FC Shkupit, Emanuel Mbella dhe ftbollisti i Pelisterit, Filip Milenkovski, teksa dy futbollistët e larguar janë sulmuesi Antonio Bujçevski dhe mbrojtësi  krahut të djathtë, Angelçe Timovski.

Bujçevski largohet nga Sileksi si futbollist i lirë, edhe pse zhvilloi një sezon të mirë me fanellën “blaugrana”, ku në 29 ndeshje arriti që të shënojë 4 gola.

Ai te Sileksi erdhi verën e vitit 2017-të nga rradhët e Pelisterit, ku edhe kishte filluar karrierën e tij, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e skuadrave të EuroMilk, Vardarit, Renovës, Metalurgut dhe Teteksit.

Sa i përket Timovskit, ai kishte ende kontratë me Sileksin, mirëpo dëshira e tij ishte që të provoj veten jashtë vendit. Kësisoj mbrojtësi i krahut të djathtë vendosi ti thotë “PO”, skuadrës bullgare të Botev Vraca.

Leave a Reply