FFM me telegram ngushëllimi për Fadil Vokrrin

Vdekja e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka prekur të gjithë opinionin sportiv, futbollist, ish-futbollist dhe personalitete të shumtë të futbollit. Pasi morën lajmin e hidhur, letra ngushëlluese për pak orë në drejtim të familjes Vokri kanë arritur nga shumë institucione të ndryshme të futbollit, ndërsa më poshtë ua sjellim edhe telegramin ngushëllues nga Federata e Futbollit të Maqedonisë:

Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë,

Me trishtim dhe mosbesim të madh morrëm lajmin për vdekjen e Fadil Vokrrit. Largimi i këtij futbollisti dhe njeriu të madh është një humbje e madhe për familjen tuaj, për publikun sportiv dhe për shtetin tuaj në përgjithësi.

Na lejoni të drejtojmë dhe të shprehim ngushllimet më të thella familjes së Fadil Vokrrit, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë publikut sportiv.

Fadil Vokrri do të mbahet mend si një nga punëtorët e mëdhenj sportiv që dinte të njohë, përfaqësojë dhe mbrojë interesat e futbollit, jo vetëm në këtë rajon por edhe në suaza europiane. Gjithmonë në anën e futbollit, i vlerësuar shumë nga kolegët, nga punëtorët sportiv, një nga themeluesit e federatës së pavarur të Kosovës.

I madh si njeri, si futbollist dhe si funksionar. Kujtimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij.

Ilço Gjorgjoski

President i Federatës së Futbollit të Maqedonisë

Muamed Sejdini

Nënkryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë

Filip Popovski

Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Leave a Reply