Fitore e vuajtur e Spanjës ndaj Tunizisë (VIDEO)

Kombëtarja e Spanjës ka regjistruar fitore minimale 1:0 ndaj Tunizisë në ndeshjen e saj të fundit para fillimit të Kampionatit Botëror në Rusi që u zhvillua në tokën ruse në Krasnodar.

“Furia e Kuqe” nuk bindi aspak me lojë në këtë ndeshje, pasi ishin futbollistët e Tunizisë që krijuan më shumë raste, mirëpo që në fund të besuarit e trajnerit Lopetegi arritën që ti gëzohen fitores me një gol të shënuar nga Hugo Aspas në minutën e 84-të.

Ndryshe Andres Iniesta, i cili karrierën e tij në sezonin e ri do ta vijojë në Japoni, mbrëmë zhvilloi ndeshjen e tij të 127 me fanellën e kombëtares spanjolle.

Leave a Reply