Përfundon autopsia ndaj Fadil Vokrrit

Autopsia e trupit të Fadil Vokrrit ka përfunduar, ndërsa një gjë të tillë ka konfirmuar edhe vetë Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

“Po, autopsia ka përfunduar para gjysmë ore. Trupin e kanë marrë familja, dhe pastaj do të vazhdojë me ceremenoninë e homazheve dhe të varrimit sipas protokollit shtetëror”, ka thënë Gërxhaliu.

Legjenda e futbollit kosovar dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ndërroi jetë dje në mëngjes pas një sulmi në zemër.

Ai nuk arriti të mbijetoi pas sulmit, dhe në QKUK arriti pa shenja jete.

Nga ora 12:00 në Kuvendin e Kosovës do të ketë homazhe, kurse prej orës 14:00 një mbledhje komemorative.

Varrimi i legjendës Fadil Vokrri do të bëhet nga ora 17:00 në Prishtinë.

Leave a Reply