Arsenali arrinë marrëveshje me Toreiran

Arsenali ka arritur marrëveshje me futbollistin e Sampdorias, Lukas Toreira. Uruguaiani 22-vjeçar pëlqehej shumë nga ana e trajnerit të londinezëve, Unaj Emeri, ndërsa drejtuesit e Arsenalit i plotësuan dëshirën, duke paguar plotë 30 milion euro, 5 milion euro më shumë se shuma e klauzolës, kjo për shkak se për shërbimet e Toreiras interesohej edhe Napoli.

Gazetari sportiv, Alfredo Pedula ka zbuluar se Toreira do të marrë nga 3 milion euro në sezon, plus edhe bonuse.

Ende nuk dihet kohëzgjatja e kontratës, të cilën uruguaiani do e nënshkruaj gjatë këtyre ditëve.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollist shumë të shpejtë dhe agresiv, i cili edhe pse luan si mesfushor shkatërrues, ka një nuhatje të mirë të golit, ashtu që në Botërorin në Rusi pritet të jetë një ndër futbollistët që duhet ndjekur në ndeshjet që do ti zhvillojë me fanellën e Kombëtares së Uruguait.

Leave a Reply