Pipo Inzagi merr drejtimin e Bolonjës

Ish- futbollisti i Milanit dhe Juventusit, Pipo Inzagi, sezonin e ri futbollistik do të drejtojë ekipin e Bolonjës.

Filipo Inzagi në këtë post zëvendëson një tjetër ish milanist, Roberto Donadonin. Inzagi në këtë mënyrë rikthehet sërish për të drejtuar një skuadër nga “Serie A”.

Në të kaluarën e tij, Filipo Inzagi ka drejtuar edhe “kuqezinjtë” e Milanit, ku kalonte nga Primavera në skuadrën e parë, por pa arritur që të lërë gjurmë me skuadrën ku ka shkëlqyer si futbollist.

Ndërkohë së fundmi ish numri 9-të i Kombëtares italiane drejtoi ekipin e Venecias në “Serie B”, ndërsa me angazhimin e tij nga ana e skuadrës nga Emilia-Romanja, sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit italian do të kemi mundësinë të shohim një derbi pikërisht me vëllain e tij, Simone Inzagi i cili drejton Lacion e Strakoshës.

Leave a Reply