Fortuna 2009, skuadër kjo e parapaguar për rekorde

Në afërësi të Shkupit ka një skuadër e futbollit  “Fortuna 2009”, e cila duket se është e parapaguar për të shënuar rezultate në futbollin e Maqedonisë kur bëhet fjalë për gjeneratat e reja. Kjo skuadër të mërkurën edhe zyrtarisht u shpall kampion  për Ligën rajonale të Shkupi dhe Kumanovës.

Fortuna 2009 doli kampione  me gjeneratën  U15 (2003) dhe U14 (2004 e më të vegjël). Të dyja këto gjenerata titullin e kampionit e kishin siguruar shumë më herë para se të mbyllej kampionati.

U15  e Fortuna 2009 titullin e kampionit e fitoi me një domimin total ku  nga 24 ndeshje në 22 prej tyre doli fitues 1 barazim dhe 1 humbje. Këta  fituan 67 pikë ose 19 më shum se nënkampioni dhe me një golaverazh 89:17.  Portieri Bajrami doli gardiani më i mirë i këtij sezonë, ndërsa sulmuesi Sali Aliji kampionatin e mbylli me 29 gola të shënuar.

Gjenerata U14, pati një dominim edhe më të madh. Këta në 28 ndeshje shënuan 26 fitore 1 barazim 1 humbje. Me golaverazhin 126:19 dhe me 79 pikë ose 22 më shum se skuadra nënkampione.

Golashënues më i mirë i kësaj grupmoshe në përgjithsi na doli majtaku Xhezair Abduli me 54 gola të shënuar , që paraqet rekord për këto gara të futbollit të Maqedonisë.

Suksesi i kësaj gjenerate U14 mund të llogaritet edhe më I madh pasi gjat sezonit në fanellën e kësaj skuadre kanë lajtur futbollist të lindur në vitin 2005, 2006 e 2007 dhe të njëjtin janë regjistruar edhe në listën e golashënuesve.

Kjo është hera e parë që një skuadër në  sezonin e njëjtë garues del kampione me dy gjenerata të ndryshme.

Leave a Reply