Dortmundi i rrëmben Barcelonës njërin prej mbrojtësve më të fuqishëm!

Borusia e Dortmundit është gati të bëjë një goditje të madhe në merkaton e kësaj vere, teksa “milionerët” i kanë vënë syrin mbrojtësit kolumbian të Barcelonës, Jari Mina.

Siç raporton spanjollja “Mundo Deportivo”,  Dortmund i ka kërkuar klubit “katalunas” të blejë Minan, i cili nuk arriti të gjejë veten te kampionët e Spanjës.

Jari Mina luajti shumë pak minuta sezonin e shkuar te Barcelona, duke u paraqitur në vetëm 5 ndeshje. Kjo ka shtyrë drejtuesit e Dortmundit që të mendojnë ofertën në adresë të Barcelonës, skuadër kjo që ka lidhur kolumbianin nën kontratë deri me 30 qershor të vitit 2023.

Dortmundi kishte shprehur interes për Mina-n edhe gjatë merkatos së dimrit, mirëpo mbrojtësi kolumbian në fund kishte zgjedhur Barcelonën, mirëpo që në fund doli të jetë një zgjidhje e gabuar, bazuar në minutazhin e vogël që morri nga trajneri Ernesto Valverde.

Një kalim i mundshëm te Dortmundi do të ndryshonte gjërat dhe Mina me siguri se do të përfitonte më shumë hapësira nga ana e trajnerit Lusien Favre, mirëpo gjithçka mbetet të shohet deri në fund të kësaj merkatoje, nëse “milionerët” do arrijnë të bindin homologët e tyre të Barcelonës për shitjen e shtatlartit kolumbian, apo ndoshta edhe të ndonjë huazimi.

Leave a Reply