Nadal nuk do të marrë pjesë në turneun në Kuins

Tenisti numër një në Botë, Rafael Nadal vendosi që mos të marrë pjesë në turneun në Kuins, i cili do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme. Një gjë të tillë ka njoftuar vetë tenisti spanjoll përmes profilit të tij në “Twitter”.

“Më vjen shumë keq për tërheqjen time, mirëpo sipas mjekëve më duhet të marrë pushim pas një sezoni të gjatë që kisha në terenet me dhe. Shpresoj që të shihemi vitin tjetër në këtë ngjarje të madhe të tenisit” – kishte shkruar Nadal.

Përveç mungesës së Nadal në turneun në Kuins megjithatë do të jenë prezent emrat e mëdhenj të tenisit botëror, si Andi Marej, Novak Djokoviç, Huan Martin Del Potro, Grigor Dimitrov, Marin Çiliç dhe David Gofen.

Leave a Reply