Lajm i mirë për Egjiptin në prag të ndeshjes me Uruguain

Trajneri i Kombëtares së Egjiptit, Hektor Kuper ka gëzuar të gjithë popullin egjiptian dhe tifozët e futbollit me lajmin që ka dhënë gjatë konferencës për shtyp para takimit të parë në kuadër të Botërorit që ekipi që drejton ai do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme kundër Uruguait në kuadër të grupit “A”. “Mund të them se Sallah do të jetë në fushën e lojës kundër Uruguajit. Ai është stërvitur mirë më shokët e tij të skuadrës dhe nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë, do ta aktivizoj në formacion”, – ka thënë Kuper.

Rikujtojmë Sallah dëmtoi shpatullën në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve me 26 maj që skuadra e tij Liverpulli e zhvillonte ndaj Realit të Madridit. Edhe pse paralajmërimet e para ishin se ai do të mungojë në ndeshjen e parë të Kombëtares së Egjiptit, Sallah e sheh veten plotësisht të gatshëm dhe ai do të paraqitet në ndeshjen e nesërme kundër Uruguait që starton në ora 14:00.

Lajm ky shumë i mirë për tifozët egjiptian, por edhe për gjithë ata futbolldashës, që do të kenë mundësinë në kënaqin syrin në ato mjeshtëri të yllit egjiptian.

Leave a Reply