Sallah nuk mjafton, Rusia mund edhe Egjiptin dhe sheh veten në raundin e dytë (VIDEO)

Përfaqësuesja e Rusisë ka shënuar edhe fitoren e dytë në kuadër të grupit “A” në Botërorin që po zhvillohet në tokën e saj, teksa sonte mundi Egjiptin e Mohamed Sallah me rezultatin 3:1, njofton “infOSport.mk”.

Ylli i Liverpullit nuk arriti të bëjë asgjë i vetëm ndaj rusëve të disponuar, të cilët u ndihmuan nga një autogol i Fathy në minutën e 47-të.

Ky gol hapi rrugën edhe të dy golave tjerë të shënuar brenda vetëm tre minutave, kur fillimisht Çerishev në minutën e 59-të shënoi për 2:0, teksa Dzyuba në të 62-tën shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e El Shenavi.

Golin e nderit Egjipti e realizoi në minutën e 73-të nga ika e badhë me autorë Mohamed Sallah, i cili zhvilloi ndeshjen e tij të parë në një Botëror, pas atij dëmtimi serioz në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve me 26 maj.

Rusia ishte bindëse edhe në ndeshjen e parë ndaj Arabisë Saudite (5:0), ashtu që me plotë meritë kryeson renditjen me 6 pikë dhe tashmë sheh veten në mesin e 16 skuadrave më të mira të këtij Botërori.

Leave a Reply