Shehi merr timonin e Skënderbeut!

Portieri legjendarë i Skënderbeut, Orges Shehi është trajneri i ri i skuadrës korçare. Sipas asaj që raporton  “Vip Sport”, tashmë ish-portieri dhe kapiteni i korçarëve në vitet më të lavdishme të klubit, do të marrë drejtimin e skuadrës në një moment shumë të vështirë, kur ajo rrezikon shpërbërjen e plotë.

Skënderbeu është përjashtuar nga Europa dhe kjo ka nisur eksodin masiv nga klubi, duke filluar nga lojtarët, për të vazhduar me trajnerin Ilir Daja i cili ka përfunduar në Vlorë te Flamurtari.

Kësisoj, korçarët nisën kërkimin për një trajner të ri i cili të merrte drejtimin në një moment shumë delikat, për të përballuar një sezon i cili do të nisë me pretendime të ndryshme nga ai i viteve të kaluara, në pritje të vendimit përfundimtar të KAS për pezullimin 10-vjeçar.

Vip Sport ka mësuar se gjatë ditëve të fundit, Orges Shehi është takuar me presidentin Ardian Takaj jo vetëm për të komunikuar vendimin se do të lerë futbollin e luajtur, por edhe për të marrë “bekimin” si trajneri i ri i skuadrës.

Palët kanë shtrënguar duart dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi i kësaj marrëveshje, që fillon karrierën e re të tashmë ish-portierit.

Leave a Reply