Levante e Bardhit merr pikë nga Espanjolli në Barcelonë

Levante e Enis Bardhit kthehet me një pikë nga Barcelona, pasi barazoi pa gola në transfertën me Espanjollin në xhiron e 8-të në La Liga. Futbollisti shqiptar zhvilloi 10-të minutat e fundit të takimit, duke dhënë impakt shumë pozitiv, megjithëse viroza që e ka prekur këto ditë e ka kufizuar të mos ketë forcë për të luajtur nga minuta e parë.

Gjithsesi Levante, fiton një pikë nga përballja me Espanjollin pas dy humbjeve radhazi që ndalen në një mënyrë startin e shkëlqyeshëm të skuadrës nga Valencia, për të cilën këtë sezon shkëlqen dhe shndërohet në protagonist shkupjani Enis Bardhi.

22 vjeçari ka shënuar 3 gola në 5 paraqitje me Levanten në këtë sezon të La Ligës, pasi në ndeshjen me Real Madridin nuk u aktivizua.

Leave a Reply