Formacionet zyrtare, Belgjikë-Tunizi

Ndeshja e parë e ditës së sotme në kuadër të Kampionatit Botëror “Rusi 2018” është ajo midis Belgjikës dhe Tunizisë, e vlefshme për grupin “G”.

Belgët vijnë në këtë takim pas një fitoreje 3:0 ndaj Panamasë, ndërkohë që Tunizia pas humbjes minimale 1:2 me Anglinë.

Sa i përket formacioneve, Belgjika do të luajë me grupin e plotë, ndërkohë që nga ana tjetër, te Tunizia do të mungojë portieri i parë, Hasen, i cili u dëmtua pikërisht ndaj Anglisë. Adnan Januzaj edhe në këtë ndeshje është lënë në bankinë nga ana e trajnerit Martinez.

Leave a Reply