Hari Kejn mund të largohet nga Botërori në Rusi!!!

Edhe kur gjërat shkojnë mirë, tifozët anglezë gjejnë diçka për t’u shqetësuar. Këtë herë frika është se Kejn mund të braktisë shokët e kombëtares dhe të jetë i detyruar të kthehet në shtëpi. Arsyeja? Mund të bëhet baba.

Anglezët, të paktën për sa i takon kombëtares, janë të ndërtuar në këtë mënyrë. Nëse nuk ka asnjë problem e krijojnë vetë ata.

Duke parë se skuadra e trajnerit Sautegjt ka qenë pothuajse perfekte deri tani, më mirë të zbulohet se çfarë mund të ndodhë që gjithçka të shkojë për dreq.

Ka qenë “Mirror” që mund të ketë gjetur burimin e ardhshëm të shqetësimeve për “Tre Luanët” dhe që ka lidhje me Hari Kejn, golashënuesin më të mirë të Botërorit deri më tani me 5 gola të shënuar në dy ndeshje.

Sipas shtypit britanik, sulmuesi i Totenhamit mund ta braktisë ekipin në ço moment për t’u kthyer në shtëpi për lindjen e fëmijës.

25-vjeçarja Kate Gudland, e cila ndodhet në krah të sulmuesit prej një jete të tërë, është shtatzënë dhe duhet të lindë pas 15 korrikut, data e shënuar në të cilën anglezët shpresojnë të festojnë titullin e tyre të dytë pas atij të fituar në shtëpi në vitin 1966-të. Gjithsesi, Nëna natyrë nuk pyet për datat e caktuara nga mjekët dhe mund të ndërhyjë, siç ka bërë në rastin e danezit Knudsen, që u bë baba dy javë para kohës së parashikuar. Kjo hipotezë po bën që të dridhen edhe tifozët e Anglisë.

Një problem i përbashkët, duke parë se edhe Fabian Delf dhe gruaja e tij Natali janë në pritje të fëmijës së tyre. Lojtari i Mançester Sitit ka bërë të ditur se do të kthehet menjëherë në Angli në momentin e lindjes, edhe nëse do të ndodhte në ditën e një ndeshjeje.

Tmerri i anglezëve është nëse edhe Kejn do të bëjë të njëjtën gjë. Federata Angelze e Futbollit është munduar të sigurojë tifozët, duke i kujtuar atyre se lindja e fëmijës së Kejn është parashikuar të ndodhë pas Botërorit në Rusi, por mendimi se anëtari i ri i familjes Kejn mund të përshpejtojë kohët është më i frikshëm se Lukaku dhe Belgjika e tij!

Leave a Reply