Fali Ramadani dërgon Haliloviçin te Milani

Edhe përkundër problemeve me përjashtimin nga Liga Europa, Milani ka arritur që të transferojë talentin kroat, Alen Haliloviç. Mënegjesin e sotëm futbollisti i lindur në vitin 1996 ka kaluar testet mjekësore te skuadra “rossonere”.

Drejtori sportiv i Milanit, Masimiliano Mirabelli ka arritur marrëveshje me argjentin shqiptarë të futbollistit, Fali Ramadani, për një kontratë 3-vjeçare.

Haliloviç konsiderohej si një ndër talentët më të mëdhenj të futbollit viteve të fundit. Mesfushori ofenziv është produkt i shkollës së Dinamo Zagrebit, nga e cila skuadër në vitin 2014-të bëri një transferim të bujshëm te skuadra e Barcelonës. Skuadra gjermane e Hamburgut në vitin 2016-të bleu kartonin e tij, mirëpo në Bundesligë zhvilloi vetëm 6 ndeshje, me ç’rast u huazua te skuadra e Las Palmas në La Liga. Për skuadrën spanjoll ai regjistroi 38 ndeshje dhe dy gola të shënuar.

Leave a Reply