Uejn Runi edhe zyrtarisht “amerikan”

Uejn Runi edhe zyrtarisht karrierën e tij do ta vazhdojë në Amerikë te skuadra e DC Junajted, me të cilën skuadër nënshkroi kontratë për 3 vite e gjysmë.

Ish-ylli i Anglisë largohet kështu përfundimisht nga Anglia, ku së fundmi ishte pjesë e Evertonit.

Të enjten ai u nis për në SHBA për të firmosur dhe menjëherë bëri edhe prezantimin zyrtar. 32-vjeçari arriti të merrte pa problem vizën dhe lejen e punës dhe që javën e adhshme me shumë mundësi do të bashkohe me shokët e rinj të skuadrës në stërvitje.

Uejn Runi karrierën e tij profesionale e nisi te Evertoni gjatë vitit 2002, kur ishte vetëm 16-vjeçar. Pas plotë 13 sezoneve të kaluara te Mançester Junajtedi, ai u rikthye sërish në klubin e tij amë gjatë vitit të kaluar.

Ai me Kombëtaren e Anglisë në 119 ndeshje ka realizuar 53 gola, teksa për “Djajtë e Kuq” në 559 ndeshje kishte shënuar 253 gola.

Leave a Reply