Suarez asiston, Kavani shënon, Uruguai avanson (VIDEO)

Është hapur ndeshja që po zhvillohet në këto momente në Soçi midis Uruguait dhe Portugalisë, njofton “infOSport.mk”.

Janë uruguaianët që shënuan të parët në këtë ndeshje me anë të Edinson Kavanit, i cili në minutën e 7-të  mjaft mirë shfrytëzoi një harkim nga ana e Luis Suarez dhe nga afërsia arriti që të tund rrjetën e Rui Patrisio.

Ky gol që në fazën e hershme është një paralajmërim i mirë, se mund të shohim një futboll mjaft cilësor dhe me shumë gola, si ai i disa orëve më parë midis Francës dhe Argjentinës, ku u shënuan plotë 7 gola, që në fund u mbyll me fitoren 4:3 të “gjelave”.

Leave a Reply