Ja cilat ndeshje të 1/8 së finales janë në program sot në KB “Rusi 2018”

Pas spektaklit të djeshëm në Kampionatin Botëror ku të dyja ndeshjet e 1/8 së finales sollën shumë emocione dhe dramë dhe që në fund ishin penaltitë që vendosën rreth udhëtuesve për në çerekfnale, sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera tejet interesante në luftën për të kaluar në mesin e 8 kombëtareve më të mira në Botës

Ndeshja e parë është ajo midis Brazilit dhe Meksikës. Brazili si gjithnjë shihet si favorit, mirëpo duke u bazuar në rrjedhën e deritanishme të kampionatit Botëror në Rusi, mund të thuhet se fjala “favorit” ekziston vetëm në letër, pasi befasitë që ndodhën, na bëjnë të mendojmë se një gjë e tillë mund të ndodh edhe në këtë ndeshje, sidomos nëse kemi parasysh fitoren e Meksikës ndaj kampionëve të Botës së Gjermanisë.

Ndërkohë nga ora 20:00 në program është ndeshja Belgjikës së Adnan Januzajt dhe Japonisë. Belgjika në këtë Botëror numëron 3 fitore nga po aq ndeshje, dhe një seri të tillë dëshiron ta vazhdojë edhe pas kësaj ndeshje dhe të bëhet kombëtarja e 6-të që do të siguronte një vend  për në çerekfinale.

Fituesit e të dy çifteve, Brazil-Meksikë dhe Belgjikë-Japoni do të përballen mes tyre në çerekfinalen e 06 korrikut, kur po të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe ndeshja midis Francës dhe Uruguait.

Leave a Reply