Florent Hasani shklëqen me Disogyor, dy super gola në kontrolluese (VIDEO)

Mesfushori kosovar, Florent Hasani ka shkëlqyer në fitoren 4:0 të Disogyor në miqësoren ndaj klubit sllovak, Partizan Bardejov. Futbollisti 21-vjeçar, që njëherit është edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës, realizoi dy super gola.

Golin e parë Hasani e realizoi në minutën e 44-të, kur bukur morri një top nga krahu i djathtë, për të dërguar topin në rrjetën me një goditje nga distanca, teksa golin e dytë e realizoi në minutën e 78-të.

Në këtë mënyrë Hasani vulosi  paraqitjen e tij perfekte në këtë miqësore, duke realizuar këtë kryevepër nga jashtë zonës, duke mos i dhënë fare hapësirë portierit kundërshtarë.

Përveç dopietës së Hasanit, për Disogyor në këtë ndeshje realizuan edhe Busai (40’) dhe  Tóth Barnabás (76’).

Leave a Reply