Aventura e Yonghong Li te Milani shumë e shkurtë, “kuqezinjtë” e nisin sezonin pa president!

Biznesmeni kinez, Yonghong Li nuk është më pronari i skuadrës së njohur italiane të Milanit. Tentativa e fundit e dëshpëruar e biznesmenit kinez për të qëndruar i kapur pas kuqezinjve ka dështuar në Londër.

Gjatë mbrëmjes, në fakt, nuk është gjetur marrëveshja me Dmitrij Rybolovlev, ndryshe  pronar i Monakos.

Ky dështim i ka hapur rrugën Fondit “Elliott” që të zotërojë Milanin. Paul Singer, pronari i fondit amerikan dhe tifoz i madh i futbollit, është gati.

Tani, Elliott do të nise procedurën për të marrë kontrollin e klubit, duke parë se Li nuk ka respektuar afatin e skadencës të së premtes së kaluar për të paguar borxhin prej 32 milionë eurove.

Në ditët e ardhshme, fondi do të zotërojë “Rossneri Lux” dhe, për rrjedhojë, klubin kuqezi.

Yonghong Li shpreson te klauzola, sipas së cilës, në rast të një shitjeje të ardhshme të klubit, duhet të përfitojë shumën që “Elliott” do të marrë përtej borxhit prej 370  milionë euro.

Avokatët e të dy palëve po punojnë në mënyrë që gjithçka të jetë e qartë, transmeton “telesporti”.

Ndërkohë, skuadra do të grumbullohet pa një president dhe pa një pronësi zyrtare. Sezoni duket se do të fillojë në mënyrën më të pabesueshme të mundshme. Do t’i takojë Gattuso-s të bëjë që gjithçka të duket… normale.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply