Jovanovski dhe Stjepanoviç njëzëri: Besojmë në fitore ndaj Honvedit

Trajneri i Rabotniçkit Gjore Jovanovski, si dhe kapiteni Ostoja Stjepanoviç në koferencën për shtyp të organizuar për gazetarë në prag të ndeshjes së parë eliminatore të Liga Europa kundër hungarezëve të Honved, njëzëri thanë se skuadra e tyre ka potencial dhe forcë për të mundur ekipin kundërshtarë, njofton “infOSport.mk”.

Strategu i “romantikëve” potencoi se shumë e rëndësishme në këto dy ndeshje do të jetë mënyra se si do të luaj Rabotniçki. Sipas tij shumë gjëra rreth epilogut përfundimtarë do të varen pikërisht nga ky fakt.

“Sinqerisht besoj se do i’a arrijmë të dalim fitues në këtë betejë europiane, edhe pse shumicës kur mësuan se do të luajmë me Honvedin ju erdhi keq. Kuptohet se kemi respekt për kundërshtarin, mirëpo neve besojmë në kualitetet tona. Me rëndësi është se si ne do të luajmë në këtë ndeshje, pasi mendoj se e kemi analizuar gjërë e mirë Honvedin. Mendoj se kemi gjasa reale për të kaluar na fazën tjetër. Do të zhvillohen plotë 180 minuta lojë, ku shumë gjëra do të vendosin. Në fushën e gjelbërt gjithçka do të thuhet” – tha Jovanovski.

I të njëjtit mendim është edhe mesfushori dhe njëherit kapiteni i “romantikëve”, Ostoja Stjepanoviç.

“E jona është që të japim maksikumin. Kemi kualitet, kemi punuar shumë gjatë fazës përgattore, mendoj se jemi më të mirë dhe do të japim gjithçka nga vetja për tu kualifikuar në raundin tjetër. Honved është një skuadër cilësore, mirëpo neve kemi shumë besim tek vetja. Gjithsesi se duam fitore në ndeshjen e parë në Shkup. Në një masë të madhe rezultati nga këto ndeshje do të varet nga vetë ne” – u shpreh Stjepanoviç.

Ndeshja e parë midis Rabotniçkit dhe Honvedit në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, në program është nesër me fillim në ora 17:30, ndërkohë ndeshja e kthimit është me datë 17 korrik në Budapest.

Leave a Reply