De Laurentis: Ronaldo na u ofrua, por e refuzuam!

Në Torino janë shtuar ethet për ardhjen e Kristiano Ronaldos, i cili do të bëjë prezantimin e tij si futbollist i Juventusit pasditen e së hënës.

Për portugezin ka folur edhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, i cili ka zbuluar diçka vërtet interesante, teksa theksoi se Ronaldo iu ofrua edhe skuadrës së tij.

“Ronaldo iu ofrua edhe Napolit”, – tregon De Laurentis në një intervistë për të përditshmen italiane “La Repubblica”.

“Agjenti i tij Mendes më telefonoi. Formuluam edhe ofertën tonë dhe ishim gati të paguanim Ronaldon me përqindjet e të ardhurave që do të siguronim nga ardhja e tij. Por, 350 milionë eurot që do të investojë Juventusi për të janë të paarritshme. Do të rrezikonim falimentimin e klubit për këtë investim”.

De Laurentiis foli më pas për merkaton e Napolit, duke theksuar se skuadra e tij ka nevojë për përforcime, por do të presë edhe vlerësimin e Ancelottit për të nisur lëvizjet e duhura.

Leave a Reply