Kurtoa: Kudo që shkoj nuk do ndahem nga Hazard

Real Madridi vazhdon me interesimin për portierin e Belgjikës dhe Çelzit, Tibo Kurtua, kontrata e të cilit me londinezët përfundon verën e ardhshme. Pas fitores së Belgjikës ndaj Anglisë në garën për vendin e tretë në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, Kurtoa komentoi të ardhmen e tij.

“Do të bisedoj me agjentin dhe do të shoh se si janë mundësitë. Nuk përjashtojë asgjë. Mund të mbetem edhe te Çelzi. Shumë njerëz ankohen se futbollistët nuk i përmbushin marrëveshjet, mirëpo në disa raste e bëjnë atë. Nuk e besoj se dikush me aftësitë e mia do të lihet në bankinë, edhe nëse nuk do të nënshkruante kontratë të re. E mundshme është që të mbetem, pasi e pëlqej Londrën” – tha Kurtua.

Kurtua ishte pyetur drejtëpërdrejtë nëse do ti bashkohej Realit, mirëpo ai refuzoi të jap një përgjigje të tillë.

Familja e tij jeton në Madrid dhe ai nuk fsheh dëshirën që të rikthehet atje, për t’iu bashkuar skuadrës kampione të Europës.

Tibo bëri një koment interesant lidhur edhe me bashkëlojtarin e tij te Çelzi, Eden Hazard, i cili gjithashtu po kërkohet nga Reali i Madridit: “Kudo që të shkoj Hazard, ai duhet të vijë me mua. Nuk do të ndahemi, mirëpo do të shohim”.

Leave a Reply