Lautaro Martinez e nis menjëherë me gol te Interi (VIDEO)

Skuadra e Interit ndeshjet në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ri i kanë nisur me fitore, duke mundur në transfertë Luganon me rezultatin 0:3. Skuadra e Luçiano Spaletit fitoi turneun e 110-të, “Summers Cup”, falë dopietës së Jan Karamos dhe golit të argjentinasit, Lautaro Martinez.

Në stadiumin “Komunale Kornaredo” trajneri i “neroaxurrëve” nisi ndeshjen me formacionin 4-2-3-1. D’Ambrosio, Ranokia, De Vraj dhe Dalbert ishin 4 emrat e mbrojtjes, që u vendosën para portierit Padeli. Galjardini dhe Emeres luajtën si mesfushor difenziv, teksa Politano, Raxha Naingolan dhe Kandreva vepronin në prapavi te sulmuesit të vetëm, Lautaro Martinez.

Leave a Reply