Çfarë po ndodh te Vardari, drejtuesit shkarkojnë trajnerin Babunski

Çfarë realisht po ndodh te nënkampionët e vendit, Vardari. Vetëm tre ditë para ndeshjes së kthimit kundër skuadrës së Pjunik, e vlefshme për eliminatoret e Liga Europa, drejtuesit e skuadrës me më shumë trofe në vendin tonë vendosën për të shkarkuar trajnerin aktual, Boban Babunski.

Edhe pse ky i fundit zhvilloi fazën e përgatitjeve me skuadrën në Slloveni dhe drejtoi të njëjtën në ndeshjen e parë në Erevan kundër armenëve të Pjunik, sot për habi të të gjithëve drejtuesit përmes faqes së tyre zyrtare njoftuan opionin për ndërprerje të bashkëpunimit.

Nuk u dhanë asnjë arsye, ndërsa në të njëjtin njoftim ata bënë me dije se skuadrën në ndeshjen e kthimit kundër Pjunik, që në program është të enjten, do ta udhëheq ndihmës trajneri Aleksandar Vasoski.

Pas përfundimit të ndeshjes të enjten në arenën “Filipi i Dytë” drejtuesit e skuadrës shkupjane do të marrin vendimin rreth pasuesit të Boban Babunskit, i cili në krye të Vardarit erdhi gjatë muajit prill të këtij viti, kur zëvendësoi Çedomir Janevskin.

Ndeshja Vardar – Pjunik të enjten në arenën “Filipi i Dytë” starton në ora 18:00.

Leave a Reply