Higuain e sheh veten pranë Milanit

Pas transferimit të Ronaldos te Juventusi, Higuain e sheh veten çdo ditë e më larg bardhezinjve, duke qenë se do ta ketë të vështirë që të zërë një vend titullari dhe thuajse të pamundur që të luajë në vend të Ronaldos. Në këto kushte, “El Pipita” duhet të shohë për një alternativë tjetër, ku mund të ketë në këmbë minutat që ai dëshiron.

Gjatë ditëve të fundit, është raportuar për një kalim të mundshëm të sulmuesit argjentinas në kampionatin anglez, duke qenë se Çelsi është një ekip i cili kërkon me çdo kusht shërbimet e tij. Me emërimin e Sarrit në krye të pankinës së londinezëve, afrimi i Higuainit dukej vetëm çështje ditësh.

Sot, gjithçka duket e vështirë për Çelsin duke qenë se është Milani skuadra që ka hyrë fuqishëm në pistën për transferimin e argjentinasit në “San Siro”. Sipas “Sky”, interesimi i Milanit duhet të merret seriozisht nga të dyja palët, si nga Çelsi, ashtu edhe nga Juventusi. Kuqezinjtë po presin vendimin e KAS-it nëse do të luajnë apo jo në Europë dhe në rast se vjen një përgjigje pozitive, atëherë Elliot do të bëjë ofertën e parë zyrtare në drejtim të bardhezinjve. (vipsport)

Leave a Reply