Vrshaljko rikthehet në “Serie A”

Sime Vrshaljko i gatshëm të rikthehet në “Serie A”. Kroati i cili bëri një super paarqitje me Kroacinë në Botërorin e Rusisë, thuhet se ka vendosur të bëhet “zikaltër”, duke pranuar ofertën e Interit, që gjithashtu e dëshiron futbollistin e Atletiko Madridit në rradhët e veta.

Negociatat duket se po shkojnë mirë, pasi të dyja palët kanë shprehur dëshirën për të pasur një bashkëpunim në vitet e ardhshme, e arritja e një marrëveshjeje nuk duket të jetë e largët.

Paraqitja e mirë e Vrsaljko në Rusi 2018 e komplikon paksa situatën, pasi për Atletiko Madrid vlera e kartonit të 26-vjeçarit është rritur krahasuar me një muaj më parë.

Leave a Reply