Gjorgjioski largohet nga posti i të parit në FFM, e pret një funksion në UEFA

Ilço Gjorgjioski të enjten pritet që të dorëhqiet nga posti i numrit një të futbollit në Maqedoni. Ai një gjë të tillë pritet të bëjë në mbledhjen e Këshillit Drejtues, që do të fillojë në ora 12:00.

Gjorgjioski për plotë 6 vite luante rolin e presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ndërsa është presidenti i katërt në historinë e këtij institucioni pas Haralampie Haxhiristeski, Lambe Arnaudov dhe Ljubisav Ivanov – Xingo.

Mirëpo Gjorgjioski pritet të marrë një post në shtëpinë e futbollit europian, edhe atë si këshilltarë në kabinetin e presidentit të UEFA-s, Aleksandar Çeferin.

Leave a Reply