Lacio regjistroi fitoren më të lartë në histori, 20:0 (VIDEO)

Skuadra e Lacios ka regjistruar fitoren më të thellë në historikun e saj, pasi në ndeshjen e parë kontrolluese të kësaj vere me rezultatin 20:0 mundi amatorët e Auronco, shkruan “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Simone Inzaghi aktualisht ndodhet në përgatitje në Auronco di Kadore, aty ku ka paraparë të qëndrojë për 4 ditë. Yjet e skuadrës, si Çiro Imobile, Marko Parolo, Strakosha dhe Radu nuk u paraqitën fare në këtë ndeshje, në të cilën mbi të gjithë ishte i riu, Alesandro Rosi.

Ai shënoi plotë 7-të gola gjatë pjesës së dytë, njërin prej të cilave me stilin gërshërë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 6:0 falë golave të shënuar nga Kataldi, Uollos, Kaisedo, Murxha, Marushiç dhe Leiva. Gjatë pjesës së dytë në lojë u inkuadruan “shqiponjat” e reja, të cilët shënuan edhe 14 gola të tjerë. Përveç shtatë golave të shënuar nga Rosi, nga dy gola shënuan edhe Sproçati, Minala dhe Zhordao, teksa Lombardi realizoi një gol.

Leave a Reply