Kasami dhe Lenjan me Sionin e tyre mundin Interin, lëndohet Naingolan (VIDEO)

Skuadra e Interit ka pësuar disfatë 0:2 në ndeshjen kontrolluese ndaj skuadrës zvicerane të Sion, njofton “infOSport.mk”. Përveç disfatës, një lajm i keq për Interin ishte edhe lëndimi i Raxha Naingolan, i cili u lëndua dhe duheshe që të braktis ndeshjen që në fillim.

Interi nisi ndeshjen me skemën 4-2-3-1, teksa Naingolan, Mateo Politano dhe Jan Karamo vepruan pas sulmuesit më të avansuar, Lautaro Martinez.

Ninxha nuk qëndroi edhe aq shumë në fushë, pasi në minutën e 24-të ndjente dhimbje muskulore, me ç’rast ishte i detyruar që të largohet, ndërsa vendin e tij e zuri, Shian Emers.

Ndryshe golat e fitores për Sionin në këtë ndeshje i realizuan Nejcke (27’) dhe Baltazar (70’). Te Sioni titullarë ishte strugani Pajtim Kasami, ndërsa gjatë pjesës së dytë në lojë u inkuadrua edhe reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani.

Formacioni i Interit:
Padeli, Dalbert, D’Ambrosio (46), De Vraj (Ranokia 46), Shkrinar (Dzapa 75), Asamoah, Galjardini (Roriç 69), Valeho (Salsedo 61), Politano (Kandrevaа 46), Naingolan (Еmers 24), Karamo, Martinez (Ikardi 61)

Leave a Reply