Zvicra ndali Gjermaninë, Spanja demoloi Ukrainën (VIDEO)

Përveç ndeshjes Kosovë-Greqi, mbrëmë u zhvilluan edhe disa sfida të tjera të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Spanja e Luis Enrikes shkatërroi Ukrainën, duke e mundur me rezultatin 4:0, ndërkohë Zvicra e Granit Xhakës ndali Gjermaninë, duke barazuar me shifrat 1:1.

Ishte ky barazimi i dytë identik për të besuarit e trajnerit Lëv, pas atij ndaj Spanjës ditë më parë.

Ndryshe Gjermania mbrëmë përballë “helvetëve” avansoi që në minutën e 14-të, falë golit të Gjundogan, ndërkohë Zvicra u kundërpërgjigjë në minutën e 58-të, me anë të Silvan Vidmer.

Ndërkohë Spanja falë “dopietës” së Serhio Ramos, golit debutues të Ansu Fati dhe një tjetër të shënuar në pjesën e dytë nga Feran Tores, shënoi fitore komode 4:0 ndaj Ukrainës, duke marrë kryesimin në grupin e saj në kuadër të Ligës së Kombeve në Ligën “A”.

Leave a Reply