FC Shkupi në ditën e fundit të merkatos federon turkun e Bashakshehir, Farsak

FC Shkupi në ditën e fundit të merkatos së verës ka arritur që të shtojë edhe një emër të ri për sezonin garues, 2020/2021, njofton “infOSport.mk”.

Emër i ri në rradhët e skuadrës nga Çairi do jetë mesfushori turk, Salim Farsak, për transferimin e të cilit “infOSport.mk” kishte njoftuar që me 26 gusht.

FC Shkupi për ndeshjet e Liga Europa huazon një futbollistë nga kampionët e Bashakshehir

Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 22-vjeçar, i cili te “bardhekaltërit” nga Çairi do të luaj në formë huazimi nga rradhët e Bashakshehir.

Marrëveshja me kampionët e Turqisë është për dy vite, ndërsa Farsak pritet të jetë një vlerë e shtuar në mesfushën e FC Shkupit, që sezonin e ri garues në elitën e futbollit vendor e nisi mbarë, duke regjistruar 3 fitore në 4 xhirot e para dhe duke udhëhequr për momentin renditjen tabelare së bashku edhe me Sileksin, që të dyja skuadrat me nga 10 pikë.

Ndryshe Salim Farsak bëhet futbollisti i dytë turk që i bashkohet FC Shkupit në këtë afat kalimtarë të verës, pas Firat Gulu, që erdhi nga rradhët e Galatasarajit.

Leave a Reply