Nuk zhvilloi asnjë ndeshje zyrtare, rusi Xhamal largohet nga FC Shkupi!

Mbrëmë saktë në ora 00:00 edhe zyrtarisht është mbyllur merkatoja e verës në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”. Duke pasur parasysh se shumica e skuadrave që më herët kishin bërë lëvizjet, skuadrat nuk regjistruan ndonjë transferim bombë mbrëmë, ndërsa siç mëson “infOSport.mk”, FC Shkupi nuk ka federuar në FFM emrin e sulmuesit rus, Xhamal Dibirgadzhiev, i cili për arsye familjare ka vendosur të rikthehet në vendlindje.

I njëjti në fillim të muajit gusht ishte prezantuar te FC Shkupi, duke nënshkruar kontratë 3-vjeçare, mirëpo po largohet pa lënë gjurmë në kampionatin tonë  vendor. Ai stërvitej rregullisht me ekipin, ndërsa dje luajti përballë Osogovës, mirëpo pa mundur të shënojë të paktën një gol.

Një gjë të tillë bëri Mërgim Dani, futbollisti nga Kërçova, që do të jetë një emër i ri në rradhët e FC Shkupit, ndërsa nga tabori “bardhekaltër”, për “infOSport.mk” konfirmojnë edhe emrin e mesfushorit të talentuar turk, Salim Farsak, i cili është federuar me kohë, njëjtë sikurse edhe mbrojtësi azer, Elvin Yunuszada, i cili erdhi nga rradhët e e skuadrës boshnjake të Çelik Zenica, ndërsa ka një përvojë të madhe edhe në vendlindjen e tij, duke luajtur me skuadrat si Neftchi Baku, Qarabağ, FK Sabail, Sabah FK.

Kujtojmë FC Shkupi gjatë këtij afati kalimtarë kishte nënshkruar edhe me Ilirid Ademin, portierët Artan Iljazi dhe Kristijan Naumovski, kostarikanin, Fredy Alvarez, mbrojtësin e krahut të djathtë, Filip Gligorov, si dhe me turkun Firat Gulu.

Leave a Reply