FC Shkupi nuk ndalet, prezanton mbrojtësin azer, Yunuszada

FC Shkupi gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar edhe një përforcim tjetër. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin nga Azerbajxhani, Elvin Yunuszada i cili vjen nga rradhët e skuadrës boshnjake të Çelik Zenica, ndërsa ka një përvojë të madhe edhe në vendlindjen e tij, duke luajtur me skuadrat si Neftchi Baku, Qarabağ, FK Sabail, Sabah FK.

27 vjeçari gjithashtu ka një përvojë të madhe edhe në ndeshjet me karakter ndërkombëtarë, pasi kishte pasur mundësinë që të luaj edhe në grupet e Ligës së Kampioneve kundër skuadrave, si Çelzi, Atletiko Madrid, Roma etj,.

Ai gjithashtu numëron edhe 3 ndeshje dhe 1 gol të shënuar për Kombëtaren e Azerbejxhanit, për të cilën kishte debutuar me 28 maj të vitit 2014-të.

FC Shkupi dhe Elvin Yunuszada janë dakorduar për kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Leave a Reply