Goli i Rej Manajt doli të jetë i pamjaftueshëm sot për Shqipërinë, pas atyre dy gafave të portierëve, Etrit Berisha dhe Alan Sherri, shkruan “infOSport.mk”.
Shqipëria pavarësisht se avansoi e para në ndeshjen në Helsinki, edhe atë vetëm pas 4 minutave lojë, në fund duheshe të pajtohet me disfatën e parë në kuadër të grupit C1 të Ligës së Kombeve.
Finlanda shënoi fitore 2:1, duke marrë kryesimin e grupit me 7 pikë, një më shumë se Shqipëria, që ndeshjen e rradhës e zhvillon në shtëpi, me 6 tetor kundër San Marinos.
Ndërkohë, rastin për hakmarrje kundër Finlandës, dhe për ti vënë gjërat në terezi, Shqipëria do ta ketë me 12 nëntor, kur në “Air Albania” në Tiranë do të mirëpret finlandezët në ndeshjen e kthimit, e që mund të vendos direkt për vendin e parë të grupit. (infOSport.mk)
