Çallandes komenton ndeshjen me Greqinë dhe gjestin e Berishës ndaj tij!

Bernard Challandes në një intervistë për “RTK” ka komentuar disfatën e përfaqësueses së Kosovës ndaj Greqisë. Ai kishte mbetur i zhgënjyer nga ajo që futbollistët “dardan” treguan në fushën e blertë të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Jam i zhgënjyer paksa sepse bëmë gabime të panevojshme, në pësimin e të dy golave. Humbëm lehtësisht topat dhe kështu humbnim ritmin tonë dhe kjo ishte arsyeja e humbjes”, – u shpreh Çallandes, i cili gjithashtu nuk la pa e komentuar edhe gjestin e Bernard Berishës pas golit të shënuar.

“Po ishte për mua gjesti i tij, nuk kam ndonjë problem personal me të (qesh), por s’ka gjë, ishte i emocionuar”, – përfundoi Çallandes.

Leave a Reply