“Sport Italia” zbulon ekipin e ri të Bonuçit

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonuçi është duke konsideruar mundësinë e largimit nga ekipi “kuqezi”. Sipas asaj që raporton “Sport Italia”, e ardhmja e Bonuçit është e lidhur ngushtë me kampionatin elitar francez.

Kapiteni i “Rossonerëve” mund të nxirret në shitje për të përmirësuar bilancin financiar te skuadra nga “San Siro”.

Për Bonuçin interesim serioz ka zgjuar Paris Sen Zhermeni, skuadër kjo e cila javë më parë zyrtarizoi edhe gardianin italian, Xhanluixhi Bufon.

Pikërisht kjo lëvizje ka shtuar interesimin edhe të Bonuçit, për t’iu bashkuar skuadrës nga “Parku i Princërve”, që në sezonin e ri piksynim ka Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply