Prej nesër edhe zyrtarisht nis merkatoja në futbollin vendor

Federata e Futbollit të Maqedonisë gjatë ditës së sotme ka informuar të gjitha klubet se prej nesër (15 janar) fillon afati kalimtarë i dimrit për transferimin e futbollistëve, përcjellë “infOSport.mk”.

Ky afat kalimtarë do të zgjasë deri me 11 shkurt në ora 24:00. Çdo regjistrim i ndonjë futbollisti pas këtij momenti nuk do të vlej dhe i njëjti nuk do të mund të regjistrohet nga ana e klubit.

Ndërkohë vlen të theksohet se tashmë disa prej klubeve kanë bërë lëvizjet e para, me Shkëndijën kampion, që ka arritur të regjistrojë 4 emra të rinj, mirëpo nuk mbeten pas edhe Akademia Pandev, Makedonija GJ.P, që gjithashtu kanë transferuar nga 3 futbollistë të rinj.

Tre skuadrat tjera shqiptare, FC Shkupi, Struga Trim Lum dhe Renova, deri më tash kanë zyrtarizuar vetëm nga një emër të ri.

Kujtojmë stinori pranveror në elitën e futbollit vendor starton me 15 shkurt, kur në program pritet të jetë vetëm një ndeshje, ndërsa një ditë pas do të zhvillohe edhe 4 ndeshjet e tjera të javës së 19-të.

Leave a Reply