Olimpik Marseja transferon mbrojtësin e Kombëtares kroate

Skuadra e Olimpik Marsejës edhe zyrtarisht ka bërë për vete reprezentuesin kroat, Duje Çaleta Var, i cili në “Velodrom” vjen nga rradhët e Red Bull Salzburg.

Mbrojtësi 21-vjeçar me Olimpikun e Marsejës ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare, ndërsa thuhet se shuma që ka paguar skuadra franceze kap shifrën e 20 milion eurove.

Për shërbimet e kroatit gjithashtu interes kishte shfaqur edhe Sevilja, që për shërbimet e Car, kishte ofruar vetëm 15 milion euro.

Gjatë sezonit të kaluar Çaleta Car kishte zhvilluar plotë 28 ndeshje në kampionatin elitarë të Autsrisë dhe 13 ndeshje në kuadër të Liga Europa, ku me Red Bull Salzburg kishte arritur që të luaj deri në gjysmëfinale, ku ishte mposhtur pikërisht nga Marseja.

Ai ishte gjithashtu pjesë e Kombëtares kroate në Botërorin e Rusisë, ku morri pjesë në vetëm një ndeshje, ndërsa siç e dimë Kroacia arriti suksesin më të madh, duke u kualifikuar në finalen e madhe, ku u mposht nga Kombëtarja e Francës.

Leave a Reply