Barcelona me ofenzivën e tretë për transferimin e Vilian

Barcelona po përgatitë edhe ofertën e tretë për reprezentuesin brazilian të Çelzit, njofton “Sky Sport”. Skuadra londineze nga “Stemford Brixh” kishte refuzuar dy ofertat e para në vlerë prej 50 dhe 53 milion sterlina, mirëpo negociatat mes dy palëve vazhdojnë edhe më tej. Barcelona tashmë tre muaj rresht po vëzhgon situatën rreth brazilianit, i cili gjithashtu pëlqehet nga ana e Zhoze Murinjos të Mançester Junajtedit.

Vilian është i vendosur për tu larguar nga “Stemford Brixh”, dhe për një gjë të tillë ka informuar edhe drejtuesit e klubit. Ai u shpall futbollist më i mirë i sezonit të kaluar tek Çelzi, për të cilën skuadër ka regjistruar 44 gola në 236 ndeshje që nga viti 2013-të, kur iu bashkua kësaj skuadre nga rradhët e skuadrës ruse të Anzhi Makaçkala.

Leave a Reply