Pobeda transferon mesfushorin e Sileksit

Skuadra e Pobedës së fundmi ka bërë edhe një goditje tjetër në merkato, duke sjellë në rradhët e veta mesfushorin e Sileksit, Gjorgji Tanushev. Ky i fundit edhe pse ende nuk ka nënshkruar kontratën me skuadrën nga Prilepi, ai i është bashkuar kësaj skuadre në përgatitjet në Bansko të Bullgarisë, ashtu që ditëve në vijim pritet edhe zyrtarizimi i tij.

Gjatë karrierës së tij Tanushev, përveç me Sileksin në Maqedoni ka luajtur edhe me Bellasicën, Bregallnicën, Horizont Turnoven dhe Borecin, teksa gjithashtu kishte luajtur edhe në Serbi me skuadrat si Sloboda Uzhice, BSK Borça, Proleter dhe Kolubara.

Rikujtojmë Pobedës më herët iu bashkuan edhe Antonio Kalanoski, Hristijan Dragarski, Kire Markoski, Burhan Mustafov, portieri Mançevski, Zhoglev, Efremov dhe Angelçe Timovski.

Leave a Reply