Dortmundi mundi edhe Liverpullin (VIDEO)

Borusia Dortmundi ka regjistruar edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje në kuadër të “International Champions Cup”, duke mundur kësaj rradhe Liverpullin. Pasi ditë më parë mundën kampionët e Mançester Sitit (1:0), sonte skuadra gjermane mundi Liverpullin me rezultatin 3:1.

Nënkampionët e Europës dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes, ndërsa në minutën e 25-të me anë të mbrojtësit Virxhil van Dijk avansuan me rezultatin 1:0.

Pas këtij goli te Dortmundi në skenë doli Kristian Pulishiç, i cili në minutën e 66-të pasi përfitoi një 11-të metërsh, atë e ekzekutoi në mënyrë precize për barazim të rezultatit në 1:1. Po i njëjti futbollistë në minutën e 89-të shënoi edhe golin e dytë  për Dortmundin, teksa në minutën e tretë shtesë ishte inciatorë i golit të tretë, pasi gjithçka bëri mirë në zonën kundërshtare, teksa topin e devijuar nga ana e futbollistit të Liverpullit, Larsen e dërgoi në rrjetë për rezultat përfundimtarë, Liverpulli 1, Borusia Dortmundi 3.

Fillimi i ndeshjes u karakterizua me një gafë të portierit të Liverpullit, Karius, i cili kishte lëshuar portën e tij edhe atë jashtë 16-të metërshit, duke i dhuruar një top futbollistit kundër Maksimilian Filip, i cili megjithatë nuk arriti që të shfrytëzojë rastin dhe të shënojë në rrjetën e skuadrës angleze.

 

Leave a Reply