Barcelona insiston për Villian, vjen edhe oferta e katërt shumë joshëse

Barcelona nuk heq dorë ga ideja për të transferuar në rradhët e veta futbollistin brazilian të Çelzit, Villian. Deri më tani “katalunasit” hasnin në barriera të forta në bisedimet për brazilianin, pasi tre ofertat e tyre të para u refuzuan automatikisht nga drejtuesit e Çelzit.

Mirëpo edhe përkundër kërij fakti nga “Kamp Nou” nuk dorëzohen dhe tashmë për 29-vjeçarin kanë dorëzuar edhe ofertën e katërt në vlerë prej plotë 72 milion euro.

Sipas informacioneve të “Daily Mail”, Çelzi po mendon seriozisht kësaj rradhe nëse do të pranonte ofertën. Vetë futbollisti është i ngazëllyer nga ky interesim dhe dëshira e tij është që të kalojë në rradhët e Barcelonës, aty ku do të luante krah për krah me Filipe Kutinjon dhe Lionel Messin.

Gjatë sezonit të kaluar Villian regjistroi 13 gola dhe 12 asistime për Çelzin. Ai ishte një ndër futbollistët më standard te skuadra “blu” nga Londra, skuadër kjo e cila në fund u rendit vetëm në pozitën e pestë, duke mos arritur një vend për në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply